Monday, 3. August 2026
Sport

Lukaku gati t’i japë lamtumirën Napolit, sulmuesi drejt Atlanta United në MLS

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

Romelu Lukaku mund të largohet nga Napoli për të zbarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetarit belg, Sacha Tavolieri, sulmuesi është gati ta mbyllë para kohe aventurën me fanellën e Napolit për të provuar një eksperiencë në Major League Soccer.

Transferimi përtej oqeanit bëhet edhe më i besueshëm, po të kemi parasysh se Atlanta United FC po ngulmon për sulmuesin shtatlartë. Klubi amerikan e sheh si profilin ideal për të forcuar repartin ofensiv.

Drejtuesit e klubit amerikan janë në kontakte të vazhdueshme dhe pritet që të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt. Po diskutohet për shifrat e operacionit dhe akordin për pagën e futbollistit. Gjasat janë të mëdha që Lukaku të lërë Serie A për SHBA-të.

Teilen: