Monday, 19. January 2026
Sport

Lukaku “hakmerret” ndaj Inzagit dhe e lë jashtë podiumit, ja cilët trajnerë votoi belgu si më të mirët e vitit 2023

GS 15/01/2024 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, me votën si kapiten i kombëtares së Belgjikës përjashtoi ish-trajnerin e tij, Simone Inzagi gjatë votimeve për çmimet e FIFA “The Best”.

653bc24b11e6d

Një lloj hakmarrje kjo nga ana e sulmuesit, pas situatës së pakëndshme në fillim të sezonit. Po cilët trajnerë votoi Lukaku?  

“Big Rom”, rreshtoi Guardiolën, Ksavin dhe Spaletin në TOP 3 trajnerët më të mirë të vitit. Pavarësisht se Lukaku ishte pjesë e Interit të Inzagit që shkoi në finalen e Champions-it në këtë vit kalendaerik, belgu duket se i ka fshirë nga memorja e tij momentet me trajnerin e skuadrës zikaltër.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: