Monday, 16. March 2026
Sport

Lukaku i konfirmon Pochettinos se do jetë në stërvitje të hënën

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Romelu Lukaku i ka thënë Mauricio Pochettino se do të rikthehet në stërvitjet e Chelsea sipas gazetës italiane Gazzetta.it.

Saga e transferimeve të Lukakut ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme gjatë ditëve të fundit.

Së pari, Interi më në fund u duk se arriti një marrëveshje me Chelsea për një transferim dje. Pas javësh negociatash, klubet më në fund ishin gati të shtrëngonin duart.

Më pas, ka munguar drita jeshile e lojtarit.

Pavarësisht se Lukaku kishte treguar gjithmonë se prioriteti i tij ishte kthimi te Interi, ai nuk i ktheu telefonatat e zikaltërve kur dukej se koha për të vulosur lëvizjen ishte afër.

Siç doli, arsyeja për këtë ishte se lojtari është në bisedime me Juventusin. Si përgjigje, Inter papritmas u tërhoq. /G.D abcnews.al/

Teilen: