Lukaku nuk do të qëndrojë te Roma dhe as te Chelsea, pronari i kartonit të tij. Kjo është e sigurt, ashtu siç është e sigurt që klubi anglez nuk ka ndërmend të japë një huazim të ri. Megjithatë, është ende e pasigurt se me cilën fanellë do të luajë sulmuesi belg – duke bërë ndryshimin e tij të pestë në pesë sezonet e fundit. Ose më mirë, ai vetë thotë se i ka idetë e qarta dhe gjatë një interviste për gazetën belge Het Laatse Nieuës hodhi disa të dhëna të rëndësishme, por nuk ka negociata reale për momentin.
Mirëpo, fjalët e tij janë si një vetëkandidaturë e fortë për Napolin: “Çfarë do të ndodhë? E kam të qartë tashmë në mendjen time. E di se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Big Rom “Shumë njerëzve u pëlqen të flasin, ndoshta sepse nuk kam një agjent zyrtar. Por unë do të vendos. Jam në kontroll të situatës sime. Do të bëj një zgjedhje dhe pasi ta shpjegoj, të gjithë do të jenë dakord me mua”.
“Çdo herë që vendosa të qëndroj apo të shkoj diku, doli të ishte zgjedhja e duhur për disa faktorë. Çfarë faktorësh? Marrëdhënia ime me trajnerin, për shembull. Është si një marrëdhënie me një grua. Nëse nuk funksionon më, pse të rrimë bashkë? Kush ishte më i miri që kam pasur? Antonio Conte”.
Verat e kaluara na mësoi se Lukaku ofron gjithmonë surpriza të mëdha. Jo më pak e fundit, kur pati një trekëndësh djallëzor mes Interit, Juves dhe Arabisë, i cili përfundimisht bëri që gjithçka të konvergonte në Romë: “Oferta nga Arabia? Ishte vërtet intensive në atë moment. Për dy javë. Për dy ditë radhazi mendova: “Po, po shkoj”, “Jo, nuk po shkoj“.
Të gjithë shkuan në Arabinë Saudite vetëm pas ditëve në të cilat unë mund të kisha nënshkruar. Le të themi se kisha frikë. Tani Arabia Saudite nuk do të më ndalonte. Niveli vetëm po rritet. Dhe do të arrijë në një nivel shumë më të lartë nga sa mendojnë shumë njerëz”.