Fabio Kapelo ka bërë skanerin e tri javëve të para të Serisë A, që në këtë pauzë kombëtaresh shikon në krye Milanin dhe Interin me pikë të barabarta, me derbin që do të vijë në javën e katërt. Për ish-trajnerin, zikaltrit janë favoritët absolutë për titull, edhe pse pranon që është surprizuar nga Milani, për të kaluar më pas në analizën që përfshin skuadrat e tjera të kampionatit.
INTERI DHE MILANI – “Interi është skuadra që më ka lënë më shumë përshtypje për sa i përket vazhdimësisë. Ata nuk kanë humbur asgjë, ata ende duan të fitojnë dhe bëjnë shumë, shumë mirë. Fakti që ata nuk kanë pësuar gol e dëshmon këtë. Të gjithë vrapojnë, të gjithë sakrifikojnë, të gjithë duan të jenë në aksion. Nëse do të më duhet të vija një bast për titullin, do të ishte për Interin. Ka një pankinë të pasur, ajo që i mungon Milanit. Milani pastaj është surpriza, në ndeshjen e fundit tregoi se është një skuadër, se ka lojtarë cilësorë dhe të fortë dhe mbi të gjitha se është më kompakt se vitin e kaluar”.
JUVE DHE NAPOLI – “Juve është ende një hibrid, ne nuk e dimë nëse ata luajnë me një sistem të ri, apo është skuadra e vitit të kaluar që nuk mund të ishte në fushë me një personalitet të madh. Napoli pastaj nuk luan më si vitin e kaluar, ushtron më pak presion, ka më pak dëshirë. Më është dukur një ekip që e ka humbur atë vendosmëri. Mungon Kim, një lojtar i rëndësishëm, por mbi të gjitha mungon filtri i mesfushës, diçka që nuk ka ndodhur kurrë sezonin e kaluar. Gjithashtu më duket se Napoli tashmë e lëviz topin më ngadalë”.
LUKAKU DHE ROMA – “Është e habitshme që Roma pëson kaq shumë gola, kjo varet edhe nga një lojtar që nuk është më me skuadrën, Matiç, i cili kishte një vizion të madh për atë që po ndodhte, gjithmonë e poziciononte veten në mënyrën e duhur. Për mendimin tim, kjo është një nga pikat që duhet rregulluar. Përpara pa imagjinatën e Dibalës është një ekip që nuk ka shumë cilësi. Roma, megjithatë, duhet të gjejë sërish mesfushën. Krahasimi i Lukakut me Batistutën? Batistuta ishte një tjetër lojtar, kur Lukaku merr topin e mbron atë dhe e bën skuadrën të ngjitet lart, ka shpejtësi të mirë në kundërsulm. Do të jetë e rëndësishme kur të jetë Dibala, por nuk ka krahasim me Batistutën, ai kishte cilësi të rralla balistike në zonën e rreptësisë, si me kokë, ashtu edhe me këmbë”.
PANORAMASPORT.AL