Në javën e 27-të të Serie A, Napoli mundi Veronën 2-1 në minutën e 96-të dhe tani është i vetëm në vendin e tretë. Ndeshja në Bentegodi u zhbllokua që në minutën e dytë: Højlund shënoi me kokë pas krosit të Vergarës.
Conte e la Spinazzolën në dhomën e zhveshjes pas përfundmit të pjesës së parë, duke futur në lojë Gutiérrez, por kampionët italianë në fuqi nuk mundën ta përfundonin ndeshjen, pjesërisht për shkak të një shansi të humbur nga Vergara, dhe u ndëshkuan në mes të pjesës së dytë. Pas një goditjeje nga këndi, Akpa Akpro dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar në minutën e 64-të.
Conte provon gjithçka, duke futur në lojë Giovane dhe Lukaku. Në minutat e fundit(në minutën e 96-të), gjuajtja me të majtën e belgut, 281 ditë pas golit të tij të fundit, rezulton vendimtare. Napoli feston dhe ngjitet në 53 pikë, duke konsoliduar vendin e tyre në zonën Champions. Verona, ndërkohë, mbetet në fund, e bllokuar në 15 pikë.