• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lukaku pranon të ulë pagën për Interin

21/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lukaku pranon të ulë pagën për të qëndruar te Interi.

Romelu Lukaku raportohet se është i gatshëm të ulë pagën e tij për të vazhduar qëndrimin te Interi.

Qendërsulmuesi e ka bërë të qartë shumë herë se është i lumtur në “Guiseppe Meazza” dhe se është penduar për transferimin e tij te Chelsea në vitin 2021.

Ai u rikthye sërish te Interi vitin e kaluar, por në formë huazimi nga “Blutë” për 8 milionë euro.

Kjo marrëveshje skadon pas përfundimit të këtij sezoni, me Lukakun që duhet pastaj të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, sulmuesi belg besohet se është i gatshëm për të bërë çdo gjë që të mbetet te Interi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 30-vjeçari është i gatshëm të ulë pagën e tij për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të re me Chelsean.

Por, për t’u arritur një marrëveshje e re, sipas mediumit italian, duhet të ndodhin edhe dy situata të tjera.

Interi duhet të përfundojë në top katërshe këtë sezon dhe kështu të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Chelsea duhet të ulë çmimin e huazimit.

Mbetet për t’u parë në verë se cila do të jetë e ardhmja e reprezentuesit të Belgjikës.

Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Next Post

Manchester City fiton derbin e madh anglez, feston titullin në Angli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.