Monday, 30. March 2026
Sport

Lukaku te Roma, do kthehet në Itali me avionin që piloton presidenti i klubit

GS 28/08/2023 1 Min. Lesezeit

Romelu Lukaku do të bëhet nesër pjesë e skuadrës së Romës. Futbollisti është huazuar nga Ccelsi për këtë sezon dhe do të kthehet kësisoj përsëri në Serinë A, ku më parë ka veshur fanellën e Interit.

sdffdsdfsdfsdfsdfs

Për të finalizuar marrëveshjen është nevojitur një udhëtim në Londër i vetë presidentit të klubit italian, amerikanit Dan Fridkin, i cili ka bindur bashkëkombësin e tij, Tod Bohli. Dhe për ta sjellë në Itali do të jetë përsëri Fridkin ai i cili do të jetë përgjegjës, me kuptimin e plotë të fjalës.

Mediat italiane kanë mësuar se Lukaku do të mbërrijë në aeroport në Milano rreth orën 17:00, me avionin personal të Fridkin, të cilin e nis vetë presidenti i Romës. Ai është një pilot i sprovuar, me të kaluar në aeronautikën ushtarake, ndërsa është ndër të paktët në botë që kanë leje që të fluturojnë me avionë të vjetër demonstrativ në formacion përkrah atyre që  i përkasin ushtrisë amerikane.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: