Monday, 25. May 2026
Sport

Lukas Perez: Prindërit më braktisën kur isha dy vjeç, tani më kërkojnë para për të jetuar

GS 25/02/2025 1 Min. Lesezeit

Vetëm pak ditë më parë firmosi një kontratë të re për PSV Eindhoven pasi nuk kishte mundur që të gjente një tjetër ekip pas ndërprerjes së kontratës nga ana e Deportivo Lakorunjës. Historia e Lukas Perez është prekëse pasi sulmuesit, i cili konsiderohej si një talent kur luante me Arsenal, i është dashur të nisi shpesh herë gjithçka nga e para.

“Kur isha vetëm dy vjeç prindërit e mi më braktisën. Praktikisht më kanë rritur kushërinjtë e mi. Nuk kam dëgjuar prindërit e mi deri para pak muajsh, kur babai im më dërgoi në gjygj pasi pretentonte që t’i kaloja një tarifë mujore”, tha 36-vjeçari.

Tani spanjolli po përgatitet për tu përballur përsëri me të shkuarën pasi PSV Eindhoveni do të ndeshet me Arsenal në dy sfida, të cilat do të caktojnë çerekfinalisten e Ligës së Kampioneve.

Teilen: