Friday, 3. April 2026
Sport

Luks ekstrem nga FIFA: Finalja e Kupës së Botës me bileta deri në 10 mijë dollarë

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

FIFA ka rritur ndjeshëm çmimet e biletave për finalen e Botërorit 2026, duke e çuar çmimin maksimal në 10,990 dollarë (rreth 9,533 euro), një rritje e konsiderueshme krahasuar me fazën fillestare të shitjeve pas shortit të dhjetorit.

Sipas mediave botërore, rritja e çmimeve përfshin të gjitha kategoritë e biletave, përfshirë edhe ato më të lirat, duke e bërë më të vështirë aksesin për tifozët.

Ky vendim vjen në kuadër të aplikimit të sistemit “çmim dinamik”, ku çmimet ndryshojnë në varësi të kërkesës dhe disponueshmërisë.

Procesi i shitjes është shoqëruar me probleme teknike dhe reagime të forta nga tifozët, si dhe kritika nga organizata të konsumatorëve dhe përfaqësues politikë, të cilët paralajmërojnë se ky mund të jetë Botërori më pak i përballueshëm financiarisht në histori.

Megjithatë, pavarësisht çmimeve të larta dhe polemikave, kërkesa për bileta mbetet shumë e madhe, duke e mbajtur interesin për turneun në nivele rekord.

Teilen: