Monday, 17. August 2026
Sport

Lumbardh Dellova shkëlqen në Turqi, Amedspori e nis me fitore nën urdhrat e Besnik Hasit

GS 17/08/2026 1 Min. Lesezeit

Amedspor e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Turqisë, duke mposhtur Erzurumspor 3-0.

Në formacionin e Amedsporit u paraqitën dy futbollistët kosovarë, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, ndërsa për Erzurumsporin nga minuta e parë luajti mbrojtësi kosovar Amar Gërxhaliu.

Paraqitje të veçantë pati Dellova, i cili ishte ndër më të mirët në fushë dhe asistoi për Saba, i cili shënoi në minutën e 53-të.

Me këtë triumf, Amedspor e nis kampionatin me tri pikë.

Teilen: