• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lumë ofertash për Mirlind Dakun, edhe Beshiktashi u shtohet skuadrave që kërkojnë sulmuesin kuqezi

03/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mirlind Daku do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës, sidomos nëse bën paraqitje të rëndësishme në Euro 2024.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, po kalonte një formë të mirë në Rusi me fanellën e Rubin Kazan, por tashmë raportohet se për të kanë ardhur një lumë ofertash nga klube të tjera të mëdha.

“VseProSport” bën të ditur se klubet e Zenit, Krasnodar dhe Dinamo Moskës janë interesuar për futbollistin shtatlartë i cili ka lënë shenjën e tij me Rubin duke shënuar 10 gola në 28 ndeshje në sezonin e tij të parë në Rusi. Por jo vetëm kaq, pasi edhe Beshiktashi raportohet se ka bërë një ofertë për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Megjithatë, Rubin Kazan ka vendosur të presë, pasi në klub janë të ndërgjegjshëm që vlera e Dakut do të rritet në bazë të paraqitjeve që do të bëjë në Euro 2024 nën drejtimin e Silvinjos.

Çdo gol apo asist atje bën që të rritet në mënyrë të menjëhershme vlera e kartonit ndaj klubi rus shpreson që Daku të lërë shenjë, në mënyrë që të përfitojë financiarisht nga transferimi i tij, Sulmuesi ka edhe një vit kontratë të mbetur me klubin e Rubin Kazan.

Next Post

Testi para Euro 2024, Shqipëria luan miqësoren e parë në mbrëmjen e kësaj së hëne

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.