Futbollistët e Kosovës nuk do të rikthen në fushë për të vazhduar minuat e fundit të lojës ndaj Rumanisë.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i sportit Alban Lumi në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
“Vendimi i delegatit të ndeshjes është që lojtarët të kthehen në fushë, por ata të Kosovës deri tash nuk kanë dalë. Ende nuk ka vendim përfundimtarë por sipas informacioneve tona nuk do të dalin”, tha ai.
Ndeshja Rumani – Kosovë u ndërpre në minuat e fundit të lojës shtesë pas thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.
Rezultati deri në ato momente ishte 0:0, në një lojë ku Kosova dominojë me rastet e krijuara./teve1.info/
Thirrje raciste në Rumani, lojtarët e Kosovës tërhiqen nga fusha