Andriy Lunin e mendonte largimin nga Real Madridi në këtë afat transferimi.
Megjithatë, ai përfundoi duke mbetur në skuadrën e Merengue dhe, sipas gazetës spanjolle Marca , ai pritet të rinovojë me kampionët e Evropës, transmeton GazetaBlic Sport.
Kontrata e re do të jetë e vlefshme edhe për katër sezone të tjera, deri në verën e vitit 2028, duke zëvendësuar kontratën aktuale, e cila skadon në fund të këtij sezoni.
/GazetaBlic Sport/