Sunday, 15. March 2026
Sport

Lunin “shpëtimtar”, Real Madridi kalon në gjysmëfinale

GS 18/04/2024 1 Min. Lesezeit

Portieri Andriy Lunin ka dërguar Real Madridin në gjysmëfinale të Championsit.

Ukrainasi priti dy goditje nga pika e bardhë, ndërsa Reali mposhti kampionin në fuqi, Manchester Cityn në penallti.

Antonio Rudiger shënoi penalltinë vendimtare për Real Madridin.

Ndeshja e rregulllt përfundoi me rezultatin 1 me 1, me madrilenët që shënuan të parët me Rodrygon, ndërsa De Bruyne e barazoi rezultatin.

“Mbretërit” do të takohen me skuadrën e Bayer Munich në gjysmëfinale, ndërsa çifti tjetër është Dortmund – PSG.

Teilen: