Tuesday, 17. March 2026
Sport

Luzerni “bllokon” Jasharin, s’e lë të transferohet në Basel

GS 20/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është duke kërkuar një klub të ri dhe Baseli shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me shqiptarin.

Megjithatë skuadra e Luzern duket se e ka bllokuar transferimin e futbollistit te rivali, pasi që thonë se nuk duan të shesin lojtarin e tyre brenda ligës, shkruan Lajmi.net

Të mërkuren, Jashari njoftoi klubin se dëshiron t’i bashkohet Baselit. “Asgjë nuk është më e mirë se mundësitë që më ofroi Baseli në tërësi”.

Jashari ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2026, kurse vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 7.5 milionë euro./Lajmi.net/

 

  


Teilen: