UEFA sot vendosi që të denojë Mirlind Dakun me dy ndeshje moslojë – për shkak të thirrjeve të tij kundër serbëve pas ndeshjes me Kroacinë.
Daku u denua me dy ndeshje moslojë dhe Sylvinho nuk mund të llogarisë tek ai në duelin me Spanjën, përcjell GazetaBlic Sport.
Artan Luzi, trajneri i njohur thotë se denimi i Dakut është problem i madh për kombëtaren tonë.
“Më vjen keq. Problemi i vërtete është Daku, lajm i keq për kombëtaren tonë, Daku ka dhënë 100%, kujtojmë golin ndaj Polonisë, por edhe ndaj Kroacisë u pa pesha e tij në lojë. E frymëzoi ekipin, e tërhoqi përpara, i dha zemër, na dha shpresë”, tha Luzi në Euroshow.
/GazetaBlic Sport