Wednesday, 29. July 2026
Sport

Luzitanët me Konseisao, “Gjelat” rigjejnë Mba-Tu-Gri. Mësoni formacionet e mundshme të takimit Portugali Francë

GS 05/07/2024 1 Min. Lesezeit

Te Portugalia zgjedhjet e Roberto Martinezit nuk duket do të ndryshojnë nga daljet e fundit. Fransisko Konseisao si mbrojtës i djathtë është i vetmi eksperiment që ka bërë trajnerit, por ndoshta balotazhin final do ta fitojë i zakonshmi Kanselo.

skysports-portugal-france-euro-2024_6596710

Nga ana tjetër e barrikadës, kolegu i tij, Didie Deshamp do të duhet të gjejë një zëvendësues për Adrien Rabio i cili u ndëshkua kundër Belgjikës. 4-3-3-shi duket i paprekshëm me një mesfushë muskulore të përbërë nga Kante, Tçuameni dhe Kamavinga.

Në sulm Grizman e Mbape do të mbështetin Turamin, teksa prapavija që ende nuk është ndëshkuar në Europian do të jetë ajo e përbërë nga Kunde, Upamekano, Saliba dhe Teo Hernandez. Sigurisht me Menjanë në portë.

Capture

PANORAMASPORT.AL

Teilen: