Monday, 30. March 2026
Sport

Lyon fiton pikën e parë të sezonit në “Allianz Riviera”

GS 27/08/2023 1 Min. Lesezeit

Dy rivalë të përjetshëm të Ligue 1, Nice-Lyon u përballën mbrëmjen e kësaj të diele në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit francez, me sfidën që u mbyll me barazim pa gola.

Ashtu siç pritej ndeshja rezultoi shumë e luftuar, me të dyja ekipet që kërkuan vazhdimisht të diktonin ritmin.

Pavarësisht tentativave, pjesa e parë e sfidës së luajtur në “Allianz Riviera” u mbyll me barazim pa gola.

Ndërkohë rastet për të shënuar nuk munguan as në fraksionin e dytë, por në fund gjithçka u mbyll me porta të paprekura.

Pas javës së tretë të Ligue 1, Nice renditet në vend të 13-të me tre pikë, teksa Lyon merr pikën e parë dhe renditet në vend të 17.

Teilen: