• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mac Allister thotë fjalët e para si lojtar i Liverpool: Mezi pres të filloj, një ëndërr e realizuar

08/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alexis Mac Allister ndihet shumë i lumtur për transferimin e tij te Liverpool, duke thënë se kjo është një ëndërr e realizuar dhe se mezi pret të luajë për “Reds”.

24-vjeçari ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka rënë dakord për kushtet personale për t’u bërë nënshkrimi i parë i klubit anglez në merkaton e verës.

“Ndihem mrekullueshëm. Është një ëndërr e realizuar, është e mrekullueshme të jesh këtu dhe mezi pres të filloj”, ka thënë fillimisht Mac Allister për “Liverpoolfc.com”.

“Doja të isha që nga dita e parë e para-sezonit, kështu që është mirë që gjithçka është bërë. Mezi pres të takoj shokët e skuadrës. Ishte një vit fantastik për mua, Kupa e Botës, ajo që arritëm me Brighton, por tani është koha të mendojmë për Liverpoolin dhe të përpiqemi të jemi një lojtar më i mirë dhe një qenie njerëzore më e mirë çdo ditë”.

Lëvizja e Mac Allister në Anfield vjen pas tre sezone e gjysmë të suksesshme në Brighton pas një kalimi në janar 2019 nga Argentinos Juniors, ku ai u kthye menjëherë në huazim për gjashtë muaj deri në një stazh të mëtejshëm të përkohshëm me Boca Juniors./ h.ll/abcnews.al

“It’s amazing to be here and I can’t wait to get started”

Watch @alemacallister‘s first interview as a Red in full on @LFCTV GO 🔴

— Liverpool FC (@LFC) June 8, 2023

Next Post

Shokohet Ronaldo, mungon në ‘formacionin e sezonit’ në Superligën e Arabisë Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.