Madeira/ Tentoi të digjte statujën e CR7-ës, policia në ndjekje të vandalit
Policia është në kërkim të një vandali, i cili i vuri flakën një statuje të Cristiano Ronaldos në ishullin e lindjes së futbollistit, Madeira, dhe postoi pamjet e këtij akti në rrjetet e tij sociale.
I riu filmoi veten duke hedhur një lëng të ndezshëm mbi veprën prej bronzi të ish-sulmuesit të Manchester United dhe Real Madridit përpara se ta “ndizte” me çakmak.
Teilen: