Tuesday, 21. July 2026
Sport

​Madridi gati për festën e madhe, mbi 60 mijë tifozë presin kampionët e botës

GS 20/07/2026 1 Min. Lesezeit

Spanja do ta festojë sot në Madrid triumfin në Kupën e Botës 2026, me mijëra tifozë që pritet t’i bashkohen ekipit kombëtar në një ceremoni të madhe në sheshin “Plaza Cibeles”.

Festimet do të zhvillohen nga ora 18:00 deri në 23:00, ndërsa autoritetet e kryeqytetit spanjoll kanë hartuar një plan të posaçëm sigurie dhe lëvizshmërie për të garantuar mbarëvajtjen e ngjarjes. Sipas raportimeve, mbi 60 mijë persona pritet të jenë të pranishëm për të përshëndetur kampionët e rinj të botës.

Autoritetet kanë nisur tashmë përgatitjet për ngritjen e skenës në “Plaza Cibeles”, ndërsa çmontimi i saj do të vazhdojë gjatë orëve të para të së martës. Për shkak të organizimit të festimeve, zonat përreth sheshit janë mbyllur gradualisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar kufizime në trafik.

Qyteti i Madridit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të përdorin transportin publik për të arritur në zonën e festimeve, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë pritjes së ekipit kampion të botës.

Teilen: