Mbërritja e Kilië Mbape në “Santiago Bernabeu” pas shtatë vitesh pritje ka qenë mes të tjerave dëshmia e radhës se presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez nuk i pëlqen të shpenzojë thjesht për kapriço.
Presidenti i klubit “merengues” ka ditur të jetë i durueshëm, duke besuar se sulmuesi francez nuk do t’i nënshtrohej presionit për rinovim për PSGnë. Në këtë mënyrë, duke lënë mënjanë bonuset e transfertave, Mbape ka mbërritur me kosto zero te klubi i bardhë për të përmbushur ëndrrën e tij. Ardhmja e Mbapesë në Madrid pa paguar asnjë qindarkë nuk është e para për Madridin e Perezit. Precedenti, ose më saktë precedentët janë aty në Madrid dhe të freskët madje. Kur David Alaba luante për Bajernin, Perez gjithashtu negocioi me lojtarin me kohë të mjaftueshme që ai të vendoste të mos rinovonte me gjigantët e Mynihut dhe të përfundonte nënshkrimin për Realin e Madridit në vitin 2021.
Rydiger mbërriti në të njëjtën mënyrë një vit më vonë pas austriakut, duke ndjekur një linjë që ka vazhduar gjatë viteve për t’u përballur me diktatin financiar të klubeve të tjera si Mançester Siti, Paris SG-ja e të tjerë gjigantë financiarë. Të gjitha këto negociata kanë ardhur paralelisht me punën e mëparshme të mëparshme, me një “modus operandi” të bazuar në teorinë si të presësh dhe të gatuash nënshkrime të reja në nxehtësi të ulët.
TEKNIKA E VITIT TË FUNDIT TË KONTRATËS Paralelisht me këto operacione, Florentino Perez ka kursyer para, edhe duke blerë lojtarë, që ishin në fazën e fundit të kontratës me klubet e tyre, për të paguar një shumë më të ulët se sa do të paguanin në një situatë tjetër. Rasti më i njohur në vitet e fundit është ai i Toni Kros-it, i cili iu bashkua Realit të Madridit për 25 milionë euro në vitin 2014, pasi nuk arriti një marrëveshje me Bajernin për rinovimin e tij. Se çfarë ndodhi më tej me Toni Krosin te Relai është një histori e mrekullueshme që zgjati dhjetë vjet për t’u mbyllur pak muaj më parë me triumfin e trefishtë Superkupë e Spanjës, La Liga dhe Champions. Një tjetër rast tjetër është ai i Eduardo Kamavingës, i cili zbarkoi në Madrid në pjesën e fundit të merkatos së vitit 2021 për 31 milionë euro plus nëntë milionë të tjerë në variabla, kur i kishte mbetur vetëm një sezon më shumë te Rene. Një shembull tjetër është ai i portierit Tibo Kurtua, i cili nënshkroi për klubin e bardhë në vitin 2018 për 40 milionë euro ose 22 milionë euro më pak nga sa vlerësohej asokohe në treg, falë faktit se i kishte mbetur edhe vetëm një vit kontratë te Çelsi.
E NJËJTA STRATEGJI PËR TË ARDHMEN Duke parë rezultatet e mira të arritura në këtë dhjetëvjeçarin e fundit, presidenti i Realit të Madridit po ndjek të njëjtin udhërrëfyes në thashethemet e fundit, ato që kanë të bëjnë metë ardhmen e mbrojtësit të Bajernit, Alfonso Davies apo atë të mbrojtësit francez, Leni Joro, ndonëse oprracioni i fundit dështoi me lojtarin që zgjidhi të bashkjohej me Mançester Junajtid në Premier. Në rastin e Joros, Florentino kishte një ide të qartë për të nënshkruar me të me një kosto të ulët, ose si lojtar i lirë në vitin 2025. Në fund, lojtari zgjodhi “djajtë e kuq”, të cilët ishin të gatshëm të paguanin 70 milionë euro që kërkonte Lila në Francë. Situata e mbrojtësit të Bajernit, Alfonso Devis është e ngjashme, pasi sezoni 2024-2025 është i fundit për të me klubin bavarez, kështu që duke filluar nga janari ai do të mund të negociojë me çdo klub tjetër nëse nuk rinovon me gjigantët e Mynihut. Kjo strategji biznesi përfshin operacione më të gjata dhe më të shtrenjta, por duke parë rezultatet e mira që po jep, me përjashtim të disa rasteve si ai i Hazard, motoja është të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë.
LËVIZJA E FUNDIT Lëvizja e fundit e Realit të Madridit në merkato ta të bëjë me talentin e River Plejtit. Edhe në rastin e mesfushorit argjentinas, Franko Mastantuono, Reali e ka të qartë se çfarë do të bëjë dhe sa milionë euro do të investojë për të. Ideja e Perezit është e qarta. Numri një i klubit të bardhë ka lëvizur më shpejt se çdo kundërshtar tjetër në merkato për 16- vjeçarin. Në rastin e tij, Perez ka bërë të njëjtën lëvizje si me Endrik, duke i propozuar klubit argjentinas 25 milionë euro për shërbimet e 16- vjeçarit, një shumë që është së paku 20 milionë më poshtë nga vlera e tij në treg
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL