• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Magani e nis me fitore, Tirana bën “poker” ndaj Bylisit

10/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gugash Magani e ka nisur me fitore aventurën e tij në stolin e Tiranës, ndërsa formacioni bardheblu ka triumfuar me rezultatin 4-0 përballë Bylisit në sfidën e javës së 13-të të “Abissnet Superiore” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, formacioni bardheblu nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren. Pas një goli të anuluar në minutën e 8-të, të besuarit e Maganit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me një penallti të kthyer në gol nga Jarmouni.

Në minutën e 68-të është edhe njëherë Jarmouni që ka dyfishuar pas një aksioni të shpejtë, ndërsa ka shënuar të tretin Ismajli në minutën e 81-të. Për të mbyllur të gjitha llogaritë ka menduar Bajrovic në fundin e takimit.

4-0, për të koleksionuar fitoren e dytë në këtë sezon të Superiores(2 fitore, 8 barazime, 3 humbje), vendi i 7-të në klasifikim me 14 pikë. Bylisi mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.

Next Post

VIDEO/ Çelsi dhe Arsenali i prishin punë njëri-tjetrit, dy gola mbylli spektaklin e derbit të Londrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.