• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Magjia e Dimarkos dhe penalltia e Çalhës, njihuni me notat e Interit në ndeshjen ndaj Frozinones

13/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter mposhti Frozinonen në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Seria A. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj notat dhe vlerësimet e lojtarëve zikaltër për këtë sfidë.inter

ZOMER 6 – I kujdesshëm ndaj gjuajtjeve të rralla të Frozinones në portë.

DARMIAN 6 – Nuk mund të kalosh nga anët e tij: ndeshja e zakonshme e sakrificës për mbrojtësin e kaltër.

AÇERBI 6.5 – Interi rrezikon shumë pak prapa dhe ai udhëheq mbrojtjen me përvojë dhe përqendrim.

BASTONI 6.5 – Nga ana e tij ai ka një klient të aspak komod si Sule, i cili nuk jep asnjë pikë referimi: nëse Zomer regjistron një tjetër ndeshje pa pësuar, kjo është gjithashtu falë tij.

DUMFRIS 6 – Më pak aktiv se zakonisht, një orë pa lënë gjurmë të mëdha (nga 60′ DE VRAJ 6 – Kufizohet me detyrat e markimit dhe nuk bën gabime).

MIKHITARIAN 6.5 – Rreziqet vijnë vazhdimisht nga e majta, ai rikuperon topin që lind golin e Dimarkos (nga 68’)

FRATEZI 6 – Duket pak, hyn kur Interi nisë të menaxhojë avantazhin).

ÇALHANOGLU 7 – Turku wshtw perfekt nga 11 metra: asnjë gabim që kur është në Itali. Nga pika e bardhë është një vrasës: 11 nga 11 (nga 80′ SENSI, pa notë).

BARELA 6.5 – Ai lufton dhe krijon në mesfushë: Barela i zakonshëm dominues, edhe pse shpërdoron një gol të sigurt pas një asisti imagjinar nga Dimarko.

DIMARKO 8 – Goli i jetës: nga mesfusha, nga 56 metra, si Rekoba kundër Empolit, e deshi dhe e shënoi. Nuk ka metafora të denja për ta përshkruar, vetëm duartrokitje. Ai shpik edhe një asist me xhiro të ulëta, por Barela shpërdoron gjithçka (nga 80’ KARLOS AUGUSTO, pa notë).

TURAM 7 – Në fillim shpërdoron një gol i vetëm përballë portës bosh. Në pjesën e dytë ka meritën që fiton penalltinë e 2-0. Një lojtar shumë i çmuar edhe kur nuk shënon, “San Siro” e duartroket në këmbë pas zëvendësimit (nga 68′)

ARNAUTOVIÇ 6 – Mungonte që nga fundi i shtatorit: ta shohësh sërish në fushë është një sinjal i shkëlqyer për Inzagin).

LAUTARO 6.5 – Turati i mohon një gol të bukur fluturimthi. Merr pjesë praktikisht në të gjitha sulmet e zikaltërve me sponde dhe prekje të parë. Gjithçka që i mungon është goli.

TRAJNERI INZAGI 7.5 – Pas rrotacionit në Ligën e Kampioneve, titullarët rikthehen dhe një fitore me rëndësi kapitale para pushimit për të kapërcyer sërish Juventusin (do të jetë një ndeshje e madhe në Torino më 26 nëntor) dhe për t’i larguar 8 pikë nga kushërinjtë e Milanit. Çfarë tjetër?

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Publikohet lista: Zhegrova në mesin e dhjetë dribluesve më të mirë në Evropë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.