Në ndeshjen e javës së 15-të të Serisë A, Lazio mposhti Napolin 1-0, përsërit suksesin e tri ditëve më parë në Kupën e Italisë dhe bën Conten të humbasë vendin e parë në tabelë. Atalanta i sheh të gjithë nga lart, pasi mundi Milanin të premten.
Në Maradona u zhvillua një ndeshje me pak emocione. Në pjesën e parë Provedel është i kujdesshëm ndaj McTominay dhe Meret ndaj Isaksen. Pjesa e dytë hapet me traversën e bujshme të Dele-Bashiru (51′). Në minutën e 79-të një gjuajtja e shkëlqyer e Isaksen me të majtë, Meret nuk mund të bënte asgjë, Lazio i gëzohet fitores 1-0.