Triumf i Tigres në raundin e 1/16-at të Kupës së Ligës, një kompeticion që ndërthur MLS dhe Liga MX.
Meksikanët mundën Vancouver Whitecaps me penallti dhe për këtë duhet të falënderojnë portierin e tyre, heroin e vërtetë të mbrëmjes.
Bëhet fjalë për Nahuel Guzman, një portier argjentinas, i cili ka përçarë rrjetet sociale me “magjinë” e tij që është cilësuar si “e neveritshme”.
Pas barazimit 1-1, ndeshja shkoi me penallti me Guzman që priti penalltinë vendimtare.
Megjithatë, para kësaj, ai vendosi të shpërqendrojë kundërshtarin e tij në një mënyrë të veçantë.
Në fakt, portieri ka përdorur një truk magjik, duke ndërprerë lojën për të nxjerrë një litar nga goja. Ndërprerja i kushtoi atij një karton të verdhë, por pati një efekt: lojtari kundërshtar, dukshëm nervoz, goditi ngadalë dhe në qendër duke lejuar Guzman t’i jepte fitoren ekipit të tij.
Rrjetet sociale janë të përçara, me portierin që është cilësuar edhe si “kloun”, por dhe si “gjeni”.