Paris Saint-Germain ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionat.
Skuadra e Luis Enrique ka barazuar 2-2 në fushën e Lille.
Ndeshja e luajtur në Stade Pierre-Mauroy ka qenë e ngjashme me atë të luajtur në fushën e Rennes, gjithashtu e mbyllur 2-2.
Edhe këtë herë kampionët në fuqi të Francës dhe Europës kanë kaluar në disavantazh të dy golave dhe kanë arritur të shpëtojnë në fund.
Lille ka kaluar në avantazh në minutën e 21-të dhe ka dyfishuar avantazhin ne minutën e 84-t me Bakwa.
Kur gjithçka dukej e humbur për ekipin e Luis Enrique, Vitinha ka ngushtuar diferencat me një gol të mrekullueshëm në minutën e 91-të dhe Marquinhos ka fiksuar shifrat në 2-2 në të 95-ën me një goditje me kokë pas një krosimi perfekt nga Vitinha.