Monday, 31. August 2026
Sport

“Magjia” e Zhegrovës kundër Juventusit, Champions përzgjedh sërish kosovarin

GS 06/11/2024 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve. Pasi ishte shpallur lojtari i ndeshjes ndaj Realit dhe i kishte shënuar Atletikos, mbrëmë ia doli të asistojë kundër Juventusit.

Sfida mes Lille dhe Juventus përfundoi 1:1 dhe padyshim që Zhegrova ishte ndër më të mirët në fushë. Pasimi i tij në golin e vendësve është përzgjedhur nga faqja e Champions leaguesi një ndër tre më të mirët. “Kush ishte më i miri?”, shtrohet pyetja në këtë faqe.

Sulmuesi i Kosovës është në formë të lartë ndërsa në Ligën e kampionëve ai është dribluesi i dytë më i mirë, me 31 driblime, duke qenë me tri më pak se Vinicius Jr. që i prin listës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA Champions League (@championsleague)

Teilen: