Riyad Mahrez i ka kaluar me sukses testet mjekësore tek ekipi i Arabisë Saudite, Al-Ahli.
Ylli algjerian do të bëhet futbollisti i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Atje, ai do të gjejë Edouard Mendyn dhe Roberto Firminon.
Al-Ahli do të paguajë 35 milionë euro për shërbimet e tij te Manchester City.
Ndërkohë “Citizens” e kanë piketuar zëvendësuesin e tij.
Ata do të tentojnë transferimin e futbollistit të Barcelonës, Raphinhas.