Tuesday, 17. March 2026
Sport

Mahrez përfundon vizitat mjekësore me Al Ahli, algjeriani përfundon aventurën europiane

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Riyad Mahrez ka përfunduar vizitat mjekësore në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me klubin saudit, Al Ahli.

Klubi saudit gjeti fillimisht marrëveshjen personale me lojtarin e më pas me Manchester City për shifrat e 35 milionë euro. Anësori algjerian do të nënshkruajë tashmë kontratën e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Ai do t’i bashkohet në ekip lojtarëve si Firmino, Edou Mendy dhe në pritje të Allan Saint Maximin./h.ll/abcnews.al

Teilen: