• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Maignan me këtë deklaratë paralajmëron largimin nga Milan

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

‘Unë jam parisien’

“Gardiani” i Milanit, Mike Maignan la mjaft pikëpyetje me deklaratën e tij të fundit në lidhje me të ardhmen e tij.

Nga një event bamirësie në Villiers-le-Bel në Francë, ku Maignan ishte prezent, 28-vjeçari dha një intervistë kontradiktore që Milanit i kujton momentet e hidhura me Gianluigi Donnarumman.

“A do të jem unë pjesë e PSG? Jam nën kontratë me klubin e Milanit. Unë jam parisien dhe në futboll nuk i dihet kurrë së ardhmes”, tha Maignan.

Më tej 28-vjeçari foli për shortin e Champions League ku Milani ra në grup me PSG, Newcastle dhe Borussia Dortmund. I pyetur nga mediat vendase për fatin e kuqezinjëve në grupin e “Ferrit”, Maignan u shpreh.

“Kam luajtur kundër PSG kur isha pjesë e Lille në Ligue 1. Do të jetë një ndeshje krejt tjetër kjo që do të vijë. Janë sfida fantastike dhe me shumë emocion”, mbylli deklaratën e tij portieri Mike Maignan që në vitin 2022 u shpall kampion me Milanin dhe më tej është aktivizuar nga përfaqëuesja franceze e drejtuar nga Didier Deschamps.

Next Post

Interi nis përgatitjet për derbin me Milanin, në stërvitje shfaqen… 7 futbollistë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.