Saturday, 24. January 2026
Sport

Maignan – Milan, lajm i madh nga Italia

GS 24/01/2026 1 Min. Lesezeit

Maignan arrin marrëveshje verbale me Milanin për vazhdim të kontratës

Portieri i Milanit, Mike Maignan do të qëndrojë te Milani.

Francezi, vendosi të vazhdon kontratën pas bisedimeve të gjata me drejtuesit e “Rossonerëve”, ku arritën marrëveshje verbale.

Maignan do të nënshkruajë kontratën e re, e cila vlen deri në qershor të vitit 2031.

Francezi, erdhi në vitin 2021 nga Lille si zëvëndësuesi direkt i Gianluigi Donnarummas.

Ai numëron rreth 187 paraqitje me Milanin, ku fitoi “Scudetton” në vitin 2022 si dhe Superkupën Italiane, vitin e kaluar.

Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë.

Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.

Teilen: