Monday, 2. March 2026
Basketball

Majemi dhe Batler zyrtarizojnë krizën, ylli i Heat drejt largimit

GS 04/01/2025 1 Min. Lesezeit

Xhimi Batler është përjashtuar nga Majemi për shtatë ndeshje. Heat kanë bërë me dije se ylli i skuadrës nuk do të jetë në parket për takimet e radhës pas deklartës që bëri pas ndeshjes me Indianën ku pranoi se nuk ndihej më i lumtur në Florida.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe sindikata e lojtarëve, e cila ka pohuar se masa e marrë nga Majemi pas deklaratave të lojtarit konsiderohet e papërshtatshme.  

Batler konsiderohet zyrtarisht një lojtar për shkëmbim nga Majemi. Për numrin 22 janë të interesuar ekipe si Dallas, Golden State, Kliveland dhe Finiks.

Teilen: