Saturday, 24. January 2026
Sport

Majlinda Kelmendi e suksesshme edhe si trajnere e xhudos, ia sheh ‘hajrin’ edhe Shqipëria

GS 24/01/2026 1 Min. Lesezeit

Dy medalje të bronzta nga Kupa Afrikane për kadet në Marok, ishte bilanci i paraqitjeve të dy xhudistëve nga Kosova.

Jon Kuka e Arba Hasanaj fituan medalje të bronzta në Kasablanka të Marokut, që janë të parat për xhudistët në këtë vit.

Por medalje arriti edhe xhudistja nga Shqipëria Krista Kovaçi, e cila e fitoi të argjendtën në kategorinë 63 kilogram.

Kovaçi sipas selektorit Toni Kuka, tash e dy vjet stërvit në Pejë, në shtëpinë e kampionëve, në kërkim të lavdisë.

E veçanta e kësaj gare dhe e këtyre sukseseve është se të gjithë xhudistët u udhëhoqën nga medalistja olimpike Majlinda Kelmendi, e cila ka nisur suksesshëm zejen e trajneres së xhudos.

Duke ndjekur hapat e Toni Kukës, Majlinda pritet shumë shpejt të arrij suksese kulminante me xhudistët e ri, që po krijohen në Pejë.

Teilen: