• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Majlinda Kelmendi, me synime të qarta edhe si trajnere e xhudos

07/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në tetë vjetorin e triumfit të parë në Lojërat Olimpike, të ekipi të Kosovës, duke i sjellë vendit medaljen e artë nga Rio, Majlinda Kelmendi në një intervistë për faqen Evropiane të xhudos, ka kujtuar karrierën e saj dhe të tashmen, atë të trajneres.

Xhudistet u përkujdesen edhe në Olimpiadën e Parisit, që për herë të tretë rresht t’i sjellin vendit medalje, duke e fituar të argjendtën nga Distria Krasniqi dhe të bronztën nga Laura Fazliu.
Kjo e fundit, në debutim e fitoi medaljen, duke qenë e udhëhequr nga Majlinda Kelmendi në karrigen e trajneres, për të cilën gjë ka folur ish-kampionia olimpike.

“Nuk ishte e lehtë, por e shijova mjaft. Nganjëherë më hidhej të futesha vet e të garoja. Kisha shumë stres por e menaxhova mirë. Kur Laura e fitoj meçin e medaljes, mu duk sikur unë e fitova atë medalje. Ajoi mund të bënte më shumë, por kishte shumë presion”, tha Majlinda për suksesin e saj të parë të madh edhe si trajnere.

Për këtë ajo e ka falënderuar trajnerin Toni Kuka, që udhëhoqi ekipin e Kosovës drejt medaljes së pestë olimpike.

“Në përgjithësi jam e kënaqur me paraqitjen e të gjithë xhudistëve në Paris. Edhe Nora por edhe Loriana Kuka ishin të lënduara dhe patën paraqitje të mira. Akili ishte i hatashëm dhe mëkat që nuk e fitoi medaljen. Mistria ishte shumë optimiste, si gjithnjë dhe për këtë unë dua të shpreh mirënjohje për shefin tonë, Tonin i cili më dha mundësinë të ulem në ulësen e trajneres. Falë tij, Kosova ka pesë medalje olimpike, dhe që të gjitha janë nga xhudoja”.

Ky sport, sipas EJU-së, i ka sjellë vendit përveç sukseseve të mëdha, edhe famë ndërkombëtare, të arritura me punë të madhe e talent.

Next Post

Lewandowski: I lumtur që po punoj sërish me Flick

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.