• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Majlindaj Avdijaj apo 7-shja legjendare: “Bota sot” nuk ishte vetëm kronikë sportive, por një motivues i përhershëm për talentët e rinj

26/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish basketbollistja e mirënjohur, Majlinda Avdijaj, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtares “Bota sot”.

 7-shja legjenda e Bashkimit të Prizrenit, tha se “Bota sot” gjithmonë ka shkruar në afirmimin e basketbollit dhe sportit femëror në Kosovë.

“Në 30-vjetorin e gazetës “Bota sot”, nuk mund të mos veçojmë rolin e saj të rëndësishëm dhe frymëzues në rubrikën e sportit. Për shumë prej nesh që jemi rritur me dashurinë për sportin dhe garën e ndershme, kjo gazetë ishte një dritare që na lidhi çdo të shtunë dhe të diel me emocionet e fushave dhe sportistëve tanë.

Ende i kujtoj me nostalgji ato vite kur pas çdo ndeshjeje, mezi prisnim mëngjesin për të marrë gazetën dhe për të lexuar analizat, shkrimet, rezultatet dhe mbi të gjitha titujt tërheqës të Kemajl Gocës, që për ne ishin si një vazhdim i ndeshjes në faqe të letrës.

“Bota Sot” nuk ishte vetëm kronikë sportive, por një motivues i përhershëm për talentët e rinj.Ajo ka ditur të ruajë pasionin për sportin, ta përçojë me fjalë të ngrohta, objektivitet dhe profesionalizëm.”, ka uruar Majlinda.

Next Post

Rodri jep dy emra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.