Tuesday, 17. February 2026
Futboll

“Majmun, majmun”! Vinicius Junior shënon supergol, ndëshkohet me karton të verdhë dhe refuzon të vazhdojë lojën (video)

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e dytë në Benfica-Real Madrid ka nisur me gol. Në “Estádio da Luz”, ishte Vinicius Junior që zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të.

Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Kylian Mbappe, Vinicius Junior shënoi një gol shumë të bukur me një goditje plot klas brenda zonës. Braziliani ndëshkohet me karton të verdhë, për shkak të mënyrës provokuese si festoi golin.

Dy minuta më pas, Vinicius Junior bëhet sërish protagonist, pasi refuzon të luajë, duke u ankuar tek arbitri pasi Gianluca Prestianni, anësori argjentinas i Benfica e quajti atë “majmun” dhe më pas thirrjet “majmun, majmun” u dëgjuan në gjithë stadiumin.

Vinicius Junior ulet në stolin rezervë dhe refuzon të luajë. Arbitri kryesor i takimit thërret Gianluca Prestianni-n dhe i kërkon të ndalojë komentet raciste, por nuk e ndëshkon. Vinicius pranon të rikthehet në fushë, loja rifillon normalisht, por sa herë që ai prek topin, shoqërohet më vërshëllima të shumta nga tifozët vendas.

SHIKOGOLIN

Teilen: