Thursday, 22. October 2026
Sport

Makina mori flakë në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari

GS 22/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq–Delvinë.

Ngjarja ndodhi pranë Skërficës, ku mjeti tip “Volkswagen Touran” u përfshi nga zjarri në rrethana ende të paqarta.

Kalimtarët i dhanë ndihmën e parë 37-vjeçarit, i cili u transportua me ambulancë në spitalin e Sarandës. Për shkak të djegieve të rënda, ai u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

Teilen: