Ylli portugez, Kristiano Ronaldo realizoi një nga dy golat e skuadrës së tij në ndeshjen me modestët e Lihtensteinit, teksa tjetrin e shënoi Kanselo në triumfin 0-2 të Portugalisë. Ky i mbrëmjes së sotme ishte goli i 128 për CR7 me përfaqësuesen.

Ronaldo ka shënuar në total në këto eliminatore 10 gola, aq sa Lukaku, por sulmuesi belg qëndron në krye pasi ka dhënë një asist. Një fakt tjetër interesant është se CR7 ka shënuar 46 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 50 ndeshjet zyrtare këtë vit.
Kjo është hera e gjashtë në histori që 38-vjeçari shënon 10+ gola më Portugalinë në një vit kalendarik.
PANORAMASPORT.AL


