• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Makineria” norvegjeze e golave, askush si Erling Haaland në moshën 24-vjeçare

25/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është padyshim një “makineri golash”.

Erling Haaland mund të kritikohet se shpesh nuk shkëlqen në ndeshje të mëdha, por gjithsesi askush nuk ka dyshime për talentin e tij të rrallë përpara portës.

Sulmuesi norvegjez e tregoi sërish këtë në ndeshjen që skuadra e tij, Manchester City arriti në elitën e futbollit anglez përballë skuadrës së Ipsëich Town.

Shifrat ishin 4-1, edhe pse miqtë kaluan papritur të parët në avantazh që në minutën e 7’-të, gjithsesi, reagimi i kampionëve të Anglisë ishte i rrufeshëm dhe dominimi i tyre ishte absolut, ku në vetëm 4 minuta u shënuan 3 gola.

Haaland barazoi në minutën e 12’-të, pastaj Kevin De Bruyne kaloi vendasit në avantazh, dhe sërish Haaland realizoi për 3-1, ndërsa goli i fundit erdhi shumë vonë, në minutën e 88’-të.

Tashmë, “gjiganti” i sulmit ka 4 rrjeta në 2 ndeshje të kampionatit, ndërsa mesatarja e tij te Manchester City është gati një gol për ndeshje, pak a shumë siç ishte te Borussia Dortmund.

Statistikat thonë se Haaland është më lart se Messi dhe Ronaldo, duke i krahasuar në moshën 24-vjeçare.

Ai ka shënuar 260 gola, shumë më tepër se dy legjendat, edhe pse ka luajtur më pak sfida dhe me një Haland të tillë, duket se Manchester City i teknikut Pep Guardiola do të fitojë titullin e pestë radhazi në Premier League, diçka që asnjë skuadër nuk ka arritur ta bëjë. /abcnews.al

Next Post

Egnatia fiton edhe ndaj Laçit, mbetet në krye me pikë të plota

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.