Tuesday, 19. May 2026
Sport

Makthi i “EURO 2020”, Eriksen u rikthye të luante në stadiumin ku pësoi arrestin kardiak

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Për Kristian Eriksenin emocionet e ndeshjes me Kopenhagenin ishin të përziera mbrëmjen e djeshme.

eriksen

Mesfushori i Mançester Junajtidit u rikthye në stadiumin “Parken”, atje ku përjetoi atë natë dramatike në qershorin e vitit 2021, ku një arrest kardiak për pak sa nuk i mori jetën ndërsa kapiteni i Danimarkës luante kundër Finlandës.

31-vjeçari ka luajtur disa herë në këtë stadium, por për herë të parë kundër Kopenhagenit, ndërsa ai vlerësoi atmosferën speciale që krijohet në stadiumin e vogël të kryeqytetit të Danimarkës: “Unë nuk kam luajtur kurrë kundër Kopenhagenit këtu. Kam luajtur vetëm me kombëtaren dhe e di çfarë atmosfere speciale krijohet”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: