Thursday, 21. May 2026
Futboll

Makthi merr fund, Cristiano Ronaldo dhe Al-Nassr fitojnë titullin kampion në Arabinë Saudite (video)

GS 21/05/2026 1 Min. Lesezeit

Al-Nassr është kampionia e Ligës Profesioniste në Arabinë Saudite për sezonin 2025/2026. Al-Nassr fitoi 4-1 ndaj Damac në ndeshjen e fundit, duke e mbyllur në vend të parë me 86 pikë, pas 34 javësh.

Golat për ekipin e drejtuar nga Jorge Jesus u shënuan nga Sadio Mane, Kingsley Coman dhe dopietë nga Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi fillimisht direkt nga goditja e dënimit dhe golin e dytë përmes një goditjeje të lehtë brenda zonës. Me dy golat e realizuar sot, Cristiano Ronaldo shkon në kuotën e 973 golave në karrierë. SHIKOGOLIN

Pas 4 finaleve të humbura, ky është titulli i parë kampion që fiton Cristiano Ronaldo tek Al-Nassr, ndërsa është titulli i 10-të kampion për klubin saudit. I fundit para këtij të fituar sot ka qenë në sezonin 2018-2019. Al-Hilal e mbyll në vendin e dytë. Al-Ahli në vendin e tretë dhe Al Qadsiah në vendin e katërt, duke u kualifikuara të katërta kështu për grupet e Champions League në Azi.

Al-Ittihad i Mario Mitaj e mbyll në vendin e pestë, duke siguruar biletën për fazën play-off për grupet e Champions League.

SHIKOGOLIN2

Teilen: