Michael Olise te Milani. Realitet, apo fantazi? Pak më shumë se 5 vjet më parë, opsioni i parë ishte duke u konkretizuar.
Sulmuesi anësor që sot dominon edhe në Champions League me fanellën e Bajern Mynih, ishte në shënjestrën e klubit kuqezi, kur drejtor teknik i tij ishte Paolo Maldini. Në 2021-shin, ish-mbrojtësi kishte menduar për 19-vjeçarin e atëhershëm të Reading në Championship, si një goditje për të ardhmen. Ndoshta për ta huazuar në Serie B për të testuar talentin dhe pastaj për ta promovuar në skuadrën e parë.
Lëvizja do të kushtonte rreth 9 milionë euro, një shifër që pastaj e pagoi Crystal Palace, që e ndihmoi lojtarin për të bërë hapin e madh në Premier League. Pak vite më pas Olise u transferua te Bajerni për 53 milionë dhe sot vlen 140 milionë euro.
Është vërtet një peng në klubin kuqezi, po të kemi parasysh atë që po tregon një nga talentet më të ëmdha të gjeneratës së tij. Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 20 asiste, sa për të përmendur disa statistika.