• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Maldini i sinqertë: As vet nuk e dimë si arritëm këtu, Interi e meritoi finalen

17/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve këtë edicion, pasi ka mposhtur Milanin 3-0 pas 180 minutave lojë.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini ka thënë se kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka qenë i papritur, derisa tani i mbetet të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Udhëtimi nuk ka përfunduar. Kemi për detyrë të përpiqemi të kualifikohemi mes katër të parave në kampionat, dhe më pas të presim se çfarë do të ndodhë me Juventusin. Arritja në gjysmëfinale ishte një gjë e mrekullueshme, madje e papritur. Sigurisht, nëse has Interin, eliminimi bëhet më i dhimbshëm e njëkohësisht e bën rrugën të duket më pak e bukur sesa ishte”, deklaroi Maldrini pas ndeshjes, përcjell telegrafi.

“Por duhet të jemi të kthjellët, të aftë dhe të sinqertë: kemi arritur deri këtu e nuk e prisnim. Hendeku është real, në katër ndeshjet e fundit Interi nuk ka pasur konkurrencë”.

“Derbi i fundit u luajt pak më mirë, por gjithçka ishte e kompromentuar nga rezultati i ndeshjes së parë. Është mënyra e lojës së Interit ajo që na trondit dhe nuk gjejmë kundërmasa, por nuk duhet harruar se kemi luftuar edhe kundër skuadrave më pak të forta se Interi në periudhën e fundit pa arritur atë që donim”, tha Maldini.

Krejt në fund ai e vlerësoi me notën tetë këtë edicion të Rossonerëve në Ligën e Kampionëve.

“Nëse do të zëmë vend për edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve sezonin tonë do ta vlerësoja me notën tetë. E thamë vitin e kaluar: nuk jemi strukturuar ende për të garuar në dy gara si Liga e Kampionëve dhe kampionati, u thamë shtypit dhe pronarëve tanë”.

“Pra, ata e dinë shumë mirë është një rrugë që ka sjellë rezultate të shkëlqyera sportive dhe ekonomike. Ka shumë lojtarë të rinj dhe projekti është i tillë që i jep përparësi De Ketelaeres, i cili nuk është Dybala, por me siguri që do të rritet”, tha ndër të tjera Maldini.

Next Post

Rrugëtimi i Halandit nisi me Laçin, sonte norvegjezi do finalen e madhe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.