Pas blicit 24-orësh në Njukasëll për firmën në kontratën e re, Sandro Tonali është kthyer në Itali. I ndalur që në aeroport, mesfushori ka dhënë disa deklaratë lidhur me transferimin dhe Milanin.
Cilat janë ndjesitë e para pas transferimit?
Pozitive. Takova drejtues dhe njerëz që më donin me çdo kusht. Ata ishin po aq pozitiv sa ishin para se të mbërrija atje.
Çfarë lloj zgjedhje ishte ajo?
Zgjedhja më e vështirë e karrierës sime, por duhej bërë tani. Milani më priti si djalë dhe do t’i falënderoj gjatë gjithë jetës pasi këtë nuk do ta harroj kurrë. I dua të gjithë shokët, e do të jem gjithmonë tifoz i tyre sepse janë njerëz flori. Njukasëlli ishte zgjedhja që duhej të bëja dhe e bëra në kohën e duhur.
A ka ndikuar mungesa e Paolo Maldinit?
Maldini është një pikë referimi shumë e rëndësishme, më ka ndihmuar sidomos në vitin e parë dhe më ka marrë për dore në një farë mënyrë. Këtë vit rrugët u ndanë, por ai do të mbetet ndihma jonë e madhe për të gjithë lojtarët. Askush nuk e njeh Milanin më mirë se ai dhe është nga ata drejtues që qëndrojnë në krah të lojtarëve. Do ta falënderoj përgjithmonë. Edhe si menaxher dinte shumë mirë të dallonte dy rolet. Ne ishim të qetë edhe kur ai u largua.
Leao tha se ishte i habitur nga lamtumira juaj…
Fola me Rafën (Leao) para lajmit dhe normal që nuk e prisnin këtë gjë, por si njerëz inteligjentë e kuptuan dhe ai vetë më uron gjithë të mirat.
Në një intervistë ju thatë se nuk do të bënit kurrë gabim të largoheshit nga Milani… Çfarë ndryshoi, çfarë ndodhi këtë verë?
Ka qenë një verë e gjatë: vendimi ynë nuk vjen nga fryti i sezonit të fundit, por të tre sezonet e mia te Milani. Shpresoj që një ditë të jem në gjendje të kthehem në Milano dhe të shoh tifozët të buzëqeshin.
PANORAMASPORT.AL