• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Maldini mes PSG-së dhe kombëtares së Italisë

16/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I larguar nga posti i drejtorit sportiv të Milan qershorin e kaluar, Paolo Maldini tani e gjen veten pa një funksion real. Por ofertat nuk duhet të zgjasin shumë për të mbërritur në tavolinën e ish-mbrojtësit.

Sipas informacioneve nga Corriere dello Sport, Paris Saint Germain mund ta zgjedhë Maldinin për të udhëhequr ciklin e ri në rast të largimit të Luis Campos në muajt e ardhshëm.

Klubi parizian mund të ofrojë atë që kapiteni historik i kuqezinjve ka kërkuar prej disa kohësh: një rol plotësisht operacional, i cili përfshin menaxhimin e merkatos, zgjedhjen e lojtarëve dhe mbikëqyrjen teknike.

Megjithatë, Paolo Maldini përmendet edhe në një dosje tjetër të lidhur me kombëtaren e Italisë. Presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina shënoi emrin e tij së bashku me ato të Gianluigi Buffon, Gabriele Oriali dhe Giorgio Chiellini për ristrukturimin e stafit rreth Roberto Mancinit.

Roli do të ishte mbi të gjitha simbolik, një lloj lidhjeje karizmatike mes dhomave të zhveshjes dhe federatës italiane me punë të theksuar edhe me të rinjtë italian. Asnjë vendim nuk është marrë nga Paolo Maldini por nuk ka dyshim se do të gjejë një punë të re së shpejti..

Next Post

Lazio, Lotito: Igli Tare më kërkoi vetë të largohej, nuk e bëra unë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.