Tuesday, 12. May 2026
Sport

Maldini presidenti i ri i Milanit? Zbulohet plani i bujshëm, sheikët gati të blejnë kuqezinjtë dhe të rikthejnë legjendën

GS 22/12/2023 1 Min. Lesezeit

Një lajm i bujshëm ka ardhur së fundmi nga gazetari i Milanit, Andrea Longoni, i cili ka zbuluar prapaskenat me një shitje të mundshme të klubit kuqezi drejt sheikëve.

MILAN

Sipas tij, një grup arab është interesuar për të blerë aksionet e gjigandit italian, teksa javën e kaluar kanë kryer një takim me drejtuesit, ku i pranishëm ka qenë dhe ish-lojtari e trajneri i Milanit, Leonardo.

Sipas Longonit, pritet tashmë vetëm përgjigja e presidentit Kardinale, nga i cili nuk duan që të vonojë.

Nëse kjo gjë ndodh, sipas gazetarit të njohur, plani është që rolin e presidentit ta marrë legjenda e klubit, Paolo Maldini dhe gjithashtu do të rikthehet dhe ish-drejtori teknik i kuqezinjve, Frederik Masara.

maldini

PANORAMASPORT.AL

Teilen: