Paolo Maldini mund të rikthehet në futboll, pasi pritet të marr rolin e drejtorit sportiv në klubin Al-Ittihad.
Sipas Fabrizio Romano, ish-kapiteni legjendar i Milanit është kandidati kryesor për të marrë postin e Al-Ittihad, shkruan lajmi.net.
🚨 EXCL: Paolo Maldini, main candidate to become new Al Ittihad director with new chapter in Saudi Pro League. 🇸🇦
Former AC Milan director, set to decide his future soon with Al Ittihad serious possibility being considered.
Al Ittihad also recently fired Nuno Espirito Santo. pic.twitter.com/mNQRkEYypJ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 10, 2023
Maldini ka mbetur i papunë që nga largimi i tij nga Milani, ku ishte drejtor teknik, në fund të sezonit 2022-23.
Gjatë kohës së tij si drejtor në “San Siro”, Maldini krijoi një lidhjeje të rëndësishme midis skuadrës së parë dhe bordit të drejtorëve.
Ai njihej gjithashtu si motivuesi kryesor i skuadrës, duke edukuar lojtarët për rëndësinë e përfaqësimit të Milanit.
Prioriteti i Al-Ittihad është gjetja e një trajneri të ri, pasi Nuno Espirito Santo u shkarkua të mërkurën. /Lajmi.net/