Sunday, 1. February 2026
Sport

Maliqaj me nokaut mposht serbin Raduloviq

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Boksieri kosovar, Egzon Maliqaj, ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij.

Të shtunën triumfoi në Klingau të Zvicrës mposhti me nokaut serbin, Novak Raduloviq, shkruan lajmi.net.

Ai me këtë fitore ka triumfuar në kategorinë e mesme, duke fituar titullin IBO International.

Maliqaj e rrëzoi dy herë Raduloviqin, para se arbitri ta ndërpriste përballjen.

Për Maliqajn është fitorja e 14-të në boksin profesionist, karshi një barazimi e një humbje që e ka. Raduloviq ka bilanc prej 17 fitore, 10 humbje e një barazim. /Lajmi.net/

Teilen: